Gjendet një varr i lashtë në Parkun Arkeologjik të Amantias në Vlorë

Parkut arkeologjikë të Amantias në Vlorë i shtohet një tjetër pasuri kombëtare. Bëhet fjalë për një varr të lashtë arkeologjik që daton në shekullin e 3-të para erës sonë. Varri është zbuluar pas 2 muajve e gjysmë gërmime nga një punë e DRKK Vlorë. Varri është zbuluar rastësisht nga banorët e zonës dhe më pas kanë nisur germimet ne të. Në varr janë gjetur gjithashtu orendi të tjeta si qeramika të vjetra të cilët janë ende në studim.

Drejtuesi i DRKK Vlorë, Orgest Feimi, shprehet se mendohet të ketë varre të tjera në zone, por për këtë priten të ketë gërmime në vazhdim. Mendohet të jenë edhe 9 varre të tjera në zonë të cilat do të punohet për gërmimin e tyre./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 13:15