Mediat serbe: Trumpi ka vendosur datën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi
elegrafi serb shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka caktuar gushtin e vitit të ardhshëm si afat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në të thuhet se është e përfshirë edhe përgjigja për caktimin e kufirit.

“Afati i fundit për t’i vënë pikën nyjës kosovare është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë (në nëntor), kur Donald Trump do të luftojë edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan kjo gazetë në numrin e saj të sotshëm.

Sipas Telegrafit serb duke pasur parasysh se për presidentin Trump do të ketë rëndësi çdo fitore me peshë në planin e politikës së jashtme, “është e qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës”, siç shprehet kjo gazetë, “që sipas vizionit të presidentit amerikan do të thotë ndarja e Kosovës, do të ishte një skenar ideal”.

Tutje, thuhet se në lidhje me çështjen e Kosovës, presidenti Trump ka më së shumti te këshilltari për Siguri Nacionale, John Bolton, që forcon idenë për caktimin e kufirit.

“Në lidhje me çështjen e Kosovës, Trump më së shumti ka besim në këshilltarin për Siguri Nacionale, John Bolton, i cili më së shumti e forcon idenë për caktimin e kufirit dhe është ai që do të duhej ta çojë në fund në periudhën e ardhshme”, citon kjo gazetë njërin nga, siç thekson “bashkëbiseduesit e mirë informuar”.
Shtuar më 15/08/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori