Mediat serbe thonë se Samiti i Berlinit do të përcaktojë edhe vijimin e dialogut
Në takimin e 29 prillit në Berlin, përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë do të takohen ndërmjet vete.

Por, sipas mediave serbe, ky takim do të krijojë një kuadër për rifillimin e negociatave, si dhe do të dihet data se kur do të mundë të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të pranishëm do të jenë: presidenti kosovar, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, si dhe përfaqësues të shumtë të huaj, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve të para u tha se në këtë takim për Ballkanin Perëndimor nën organizmin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një nga temat kryesore do të jetë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Shtuar më 22/04/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori