Mediat serbe: Thaçi do na kontrollojë llogaritë bankare
Gazeta serbe "Alo", në një shkrim të sajin ka shkruar se Kosova do të bëhet anëtarja e 153-të e "Egmont grup", që sipas tyre, do të thotë që Prishtina do të ketë akses në të gjitha rrjedhat financiare në Serbi dhe do të ketë të drejtë legale që të kërkojë ekstraktet e llogarisë së cilitdo qytetar të Serbisë.

Sipas kësaj gazete Serbia nuk do të guxojë që të refuzojë këtë nëse dëshiron të mbetet anëtare e kësaj organizate, përcjell "Gazetametro.net".

Gjithashtu gazeta shkruan se Rusia ka hequr dorë nga lobimi që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë, gjë e cila ka ngjallur dyshimet nëse Serbia do e ketë përkrahjen e Kremlinit në këtë lëvizje apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori