Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për takimin e dy Qeverive
Një rëndësi të veçantë mbledhjes së përbashkët midis dy Qeverive shqiptare dhe fjalëve të kryeministrit shqiptar Edi Rama, kur ai ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një vend, i kanë kushtuar dhe mediat serbe.

Nga ky takim ato kanë veçuar fjalinë e përdorur nga Rama, se "Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një komb dhe një ëndërr e përbashkët".

Gjithashtu nuk kanë lënë pa përmendur edhe fjalët e Ramës për shqiptarët në Luginë të Preshevës, i cili në këtë mbledhje kërkoi që ato të respektohen, “të paktën në mënyrë të barabart aq sa respektohen të drejtat e pakicave në Kosovë dhe Shqipëri”. /albeu.com/



Shtuar më 03/06/2016, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori