Mediat serbe shkruajne per rastin e Ivanovic
Pëlqej
Lideri i Iniciattivës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç, të paktën deri më 26 gusht nuk do të mund të mbrohte në liri, pasi do të dalë përpara gjykatës.

Mediat në Beograd thonë se Ivanoviçit nuk i është dhënë e drejta të mbrohet në liri, paçka se qeveria e Serbisë dha garancinë se ai do ti nënshtrohej drejtësisë.

Zëdhënësi i EULEX-it Miguel Carvaljo de Faria i ka thënë "Politika" –s se Ligji për procedurë penal i Kosovës nuk parasheh garanci të cilitdo organ shtetëror ose subjekti politik në procedurën penale për cilëndo vepër penale”.

De Faria ka nënvizuar se me vendimin për të mos e lënë të lirë Ivanoviçin, gjykata tregon se është e paanshme politikisht.

Oliver Ivanoviç akuzohet për "krime kundër njerëzimit", pasi dyshohet se më 14 prill 1999 ka dhënë urdhër për ekzekutimin e 4 shqiptarëve në veri të Mitrovicës. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori