Zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnochenkov, që është arrestuar gjatë
aksionit të Policisë së
Kosovës në pjesën veriore të territorit të Republikës së
Kosovës, nga spitali i Mitrovicës, është nisur sot rreth orës 13:00 për në
Beograd.
Krasnozchenkov bashkë me një ambulancë të UNMIK-ut i shoqëruar nga një ekip mjekësor dhe nga pjesë e stafit të organizatës ndërkombëtare, janë nisur rrugës për në
Beograd, shkruan ‘tanjug, transmeton Gazeta Express.
Gjatë
aksionit të Policisë së
Kosovës, zyrtari rus i UNMIK-ut, kishte tentuar që të pengonte ata për të kryer aksionin, duke vendosur makinën e tij zyrtare si barrikadë.
Për ndalimin e këtij zyrtari kanë reaguar ashpër nga UNMIK-u, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm e duke thënë se për çfarëdo lëndimi të zyrtarëve do të ketë reagime prej më të ashprave.
Megjithatë zv.ministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një reagim të bërë sot në profilin e tij zyrtar, ka bërë publike disa detaje për zyrtarin rus të UNMIK-ut, duke thënë se ai ka shërbyer në ushtrinë ruse, si dhe në Shërbimin e Inteligjencës ruse.
Shtuar më 30/05/2019,
ora 15:40