Hapjen e
fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit e kanë përcjellë edhe
mediat në Serbi.
Blici serb ka raportuar për
hapjen e
fushatës nga koalicioni më i madh në vend PDK-AAK-Nisma.
Media në fjalë e ka cituar kreun e PDK-së, Kadri Veselin i cili para simpatizantëve ka thënë se populli i Kosovës mbetet i bashkuar për të lëvizur përpara në një rrugë të re.
Ndërsa, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë ata që e ruajnë vendin e tyre për mijëra vjet.
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa
hapjen e
fushatës e bëri në qytetin e Podujevës
ndërsa Lëvizja Vetëvendosje filloi nga Gjilani, transmeton Lajmi.net.
Po ashtu,
mediat si Tanjug, B92, Telegraf, etj., kanë raportuar për
hapjen e
fushatës në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2017,
ora 19:15