Mediat serbe "qajnë" hallin e Ivanoviçit
Pëlqej
Lideri i Iniciativës qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç është i izoluar prej kaq kohësh në burg të Mitrovicës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, nuk ka lejuar që Ivanoviçin ta vizitojë Meho Omerovic, shef i Këshillit për të Drejtat të Njeriut në Kuvendin e Serbisë, shkruan "Novosti" e Beogradit.

Sipas gazetës në fjalë, vetëm pak persona kanë qenë ata që e kanë vizituar Ivanoviçin në burg, edhe pse ai është një person me reputacion nga komuniteti serb në Kosovë.

Oliver Ivanoviç u arrestua në janar të këtij viti, pasi EULEX-i dyshon se ai ka kryer krime lufte kundër shqiptarëve në vitet 1999-2000">1999-2000. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori