Maldini flet për zërat e një shitjeje të mundshme të Milanit

Përpara pak fillimit të ndeshjes kundër Genoas në San Siro, Paolo Maldini ka folur për “DAZN” rreth thashethemeve të një negociate midis Elliot dhe Investcorp për shitjen e klubit.

“Shitje? Unë di shumë pak, është normale që në të ardhmen e Milanit mund të ketë edhe një shitje. Nuk e di se kur do të jetë ai moment.

Edhe pak kohë kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit, ne të gjithë e kemi mendjen te Scudetto. Kemi edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për të luajtu, kështu që jemi të fokusuar për të mbyllur këtë sezon me sukses”, është shprehur Maldini./ h.ll/abcnews.al


Shtuar 15.04.2022 21:47