Mediat serbe nxjerrin emrat e tjerë që po hetohen nga Gjykata Speciale
Pëlqej
Mediumi serb “Blic” i ka kushtuar një tekst Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe emra të cilët sipas tyre mund të jenë të ftuar nga kjo gjykatë.

Teksti nis me ftesën që Zyra e Prokurorit Special i ka bërë ish komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, që është ftesa e parë dhe e vetmja.

Në top dhjetëshe sipas “Blic” bëjnë pjesë edhe emrat e tre liderëve të Kosovës.

“Ndër dhjetë të parët mund të jenë Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Daut Haradinaj, pastaj Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe daja i tij Azem Syla, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Zëvendësministri i FSK-së, Agim Ceku. Akuza mund të ketë edhe për disa emra publik më pak të njohur, ish anëtar të UÇK-së, Shukri Buja dhe Sokol Dobruna”, thuhet në tekst.

Aty thuhet më tej se ish drejtuesit e UÇK-së nuk do të mund t’i shpëtojë imuniteti nga Gjykata Speciale.


Shtuar më 10/12/2018, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori