Pamjet po bëjnë xhiron e botës, burri dhunon nusen në mes të dasmës, arsyeja krejt banale (VIDEO)

Në media është publikuar një video shokuese nga një dasmë në Uzbekistan. Ndërsa ndodheshin në podium, dhëndri papritmas godet nusen pasi ajo e mundi në një lojë.

Pamjet tregojnë të sapomartuarit në skenë, disa sekonda pasi kishte përfunduar loja. Kur burri kupton se kishte humbur, ai papritmas godet fort në kokë nusen e cila po qëndronte pranë shoqërueses së saj.

Nusja në fillim shtanget dhe dridhet nga dhimbja ndërsa të ftuarit e tjerë pushojnë së qeshuri dhe brohoritur kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Më pas ajo largohet nga skena nga dy shoqe dhe vendos kokën në dorë. Shoqëruesi i dhëndrit po ashtu shfaqet i tronditur dhe i nervozuar nga veprimet e mikut të tij.


Shtuar 14.06.2022 11:42