Mediat serbe: A do kalojë "plani B" i Thaçit për ushtrinë?
Mediet e Kosovës kanë paralajmëruar krijimin e ushtrisë së Kosovës, pavarësisht të gjitha pengesave që mund ta ndalojnë atë.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë për mediet serbe se do ta ndalojë dhe se nuk do e panojë Ushtrinë e Kosovës.

"Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për ndryshimet që do të bëhen në ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që do të mundësonte transformimin në forcat e armatosura, duke shmangur ndryshimet kushtetuese, si dhe qëndrimin e serbëve, të cilët e kundërshtojnë atë", ka shkruar portali serb "Tanjug".

"Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, por votat e saj siç thuhet në Prishtinë nuk do të jenë të nevojshme në këtë kohë për të votuar për ndryshimin e Ligjit, respektivisht, për "planin B" të Thaçit që do të "forcojë" rolin e FSK -së për si në Prishtinë besojnë, "formimin përfundimtar dhe zyrtar të forcave të armatosura", shkruan portali serb. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori