Mediat kroate: Asnjë fjalë mes Jahjagës dhe Nikolicit
Presidentet e Kosoves dhe Serbise, Atifete Jahjaga dhe Tomislav Nikolic, po marrin pjesë në Samitin e Brdo-Brioni që po mbahet në Zagreb, por edhe pse ata kanë qëndruar ulur në të njëjtën tavolinë nuk kanë shkëmyer asnjë fjalë mes tyre.

Sipas gazetes kroate "Jutarnji List", pas fotografisë së përbashkët të presidentëve të rajonit, presidentja kroate Kolinda Grabar –Kitarovic ka organizuar nje drekë me moton "Kroacia në tavolinë, Sllovenia në gotë", pra janë shërbyer ushqime kroate dhe verëra sllovene.

Në të njëjtën tavolinë kanë qenë edhe Jahjaga me Nikolic, por sipas mediave kroate, mes tyre nuk ka patur asnjë komunikim. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori