Mediat bojkotojnë aktivitetin zgjedhor të VV-së
Pëlqej
Mediat kanë bojkotuar aktivitetin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje pasi janë penguar të xhirojnë. Problemi ka filluar gjatë xhirimeve pak minuta para fillimit të tubimit, dhe ardhjes së liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurti dhe kandidatit për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën të ditur "Express". Ndërkohë në një sqarim të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje shprehet keqardhje për aktivitetin.

"Sot, gjatë aktivitetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kino ABC në Prishtinë, për shkak të hapësirës së kufizuar në sallë, dhe pjesëmarrjes së shumë qytetarëve, Sekretariati për Media dhe Komunikim ua kishte rezervuar një vend ekipeve të mediave që do ta përcillnin këtë aktivitet.

Për shkak të pamundësisë për të lëvizur në sallë, lindi një keqkuptim, me ç'rast mediat u larguan. Ne shprehim keqardhjen tonë për këtë keqkuptim dhe shpresojmë në mirëkuptim tuaj",-thotë sqarimi i dërguar me email. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori