Mediat arabe raportojnë arrestimet në Kosovë
Pëlqej
Edhe mediat arabe kanë raportuar lidhur me 40 arrestimet e kryera nga policia e Kosovës, për personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe të Iraku, me organizatat Al Nusra dhe ISIS.

Media “El Mejadiin”, me qendër në Liban shkruan se “ Organet e sigurisë në Kosove kanë njoftuar se kanë arrestuar 40 persona si te dyshuar se kanë marrë pjesë në luftë krah për krah me ekstremistët në Siri dhe Irak".

Po këta media kanë njoftuar se gjatë operacionit policor janë gjetur edhe armë dhe mjete të tjera shpërthyese, të cilat përbënin rrezik për sigurinë e shtetit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori