Me shumicë votash shkarkohet asambleisti i Vetëvendosjes
Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike banesore nga Asambleja e Komunës së Prishtinës.

Shkarkimi i tij u bë me propozim të asamblistit Nol Nushi nga PSD, ndërsa në votim morën pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Azemi është shkarkuar me 22 vota për, ndërsa me rastin e votimit të pranishëm në sallën e asamblesë nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Pas shkarkimit të Azemit, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi dy përfaqësues të ri të aksionarit për bordin e NPB-së, Genc Sherfin nga PSD dhe Suzana Kika nga AAK-ja.
Shtuar më 07/08/2018, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori