Kryeministri Hashim Thaçi ka këmbëngulur se me Serbinë asnjëherë nuk do të dialogohet për çështjet e
brendshme të Republikës së Kosovës. Në një prononcim për “Epokën e Re”
ai ka thënë se në takimet e paralajmëruara të
nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të diskutohet vetëm për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
“Dialog me Beogradin nuk do të ketë. Do të ketë vetëm takime të
nivelit të lartë për ta diskutuar normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Normalizimi i marrëdhënieve nuk ndodh pa takime të
nivelit të lartë”, ka thënë Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 10:59