Më pak kosovarë në bregdetet shqiptare
Pëlqej
Shoqata Shqiptare e Turizmit ka shifra, që faktojnë se numri i turistëve nga Kosova për këtë vit ka shënuar ulje, ndërsa është rritur interesi i të huajve për bregdetin shqiptar.

Nga kjo shoqatë bëhet me dije, se të huajt kanë parapëlqyer bregdetin e Ulqinit.

"Për shkak të marketingut të mirë kanë dominuar turistët ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa Juglindore ”, u shpreh Enver Mehmeti për Blic.

Sipas tij, këtë vit ka patur një numër jo të vogël turistësh edhe nga Sllovakia, Polonia dhe Çekia.

Përfaqësues të biznesit të turizmit thonë se problem vazhdojnë të mbeten shërbimet, që nuk janë në nivelin e duhur për turistët.

“Tregu i Shqipërisë është një treg me burime të jashtëzakonshme të mosmenaxhuara mirë që ka nevojë për modele të sakta dhe që të japë shërbime që mungojnë realisht për efekt të mungesës së shkollave të turizmit, dijeve se si bëhet turizëm dhe për këtë ka një ndjesi në raport midis vlerës dhe shërbimit”, thotë Mehmeti. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori