Me nje trëndafil të kuq në dorë, vajza e Astritit shkon te varri i babait që s'e takoi kurrë (FOTO LAJM)

Në trevjetorin e shuarjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

E pranë varrit të Astrit Deharit për të bërë homazhe ka shkuar edhe vajza e tij, e cila asnjëherë nuk mundi ta takojë babanë.

Kurse, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu, falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë./kosovarja


Shtuar më 05/11/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori