Franca do t’i dërgojë notë proteste çdo
shteti që në të ardhmen,
eventualisht, me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë
njohjen e pavarësisë së
Kosovës
Parisi zyrtar, siç njofton sot gazeta e Beogradit ”Politika”, është i irrituar me veprimet dhe aktivitetet e Serbisë kundër
Kosovës. Kjo gazetë me habi shkruan se ky vend aleat i dikurshëm i Serbisë e ka bërë këtë kërcim pas lajmeve se Serbia po lobon te disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e
Kosovës që ta tërheqin
njohjen.
“Për ne Kosova është e pavarur dhe ne do t’i dërgojmë notë proteste çdo
shteti që
eventualisht, me kërkesë të Serbisë, tërheq
njohjen e pavarësisë së
Kosovës”, ka thënë zyrtari i këtij
shteti në selinë diplomatike serbe në Nju-Jork.
Shtuar më 26/04/2018,
ora 09:30