Më në fund një reagim ndaj Teuta Rugovës, e pabindur ndaj partisë
Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një sqarimi publik në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pjesëmarrja e deputetes së tyre, Teuta Rugovës, në seancën e sotme është në kundërshtim me partinë.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës”, tha Hoti.

Më tej ai ka thënë se secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime.

LDK-ja përsëri është distancuar nga qëndrimet e Teuta Rugovës por ajo vazhdon të mbetet pjesë e tyre.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar seancen e sotme ku pritej të votohet propozimi i qeverisë për ekipin e ri të unitetit në bisedimet me Serbinë. Por, pavarësisht këtij vendimi, Teuta Rugova ka marrë pjesë në këtë seancë.

Prania vajzës së ish presidentit Rugova shton gjasat që të arrihet kuorumi për mbajtjen e kësaj seance të kuvendit.


Shtuar më 04/09/2018, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori