Më në fund menaxherëve të Trustit u ulet paga e kamur
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë arritur që të zvogëlojnë pagat e menaxhmentit të Trustit.

“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se sot ka pranuar njoftimin e BorditTrustit që konfirmon se pagat e tyre janë nivelizuar me ato të BQK-së, me kërkesë të Komisionit që udhëheq.

“Sot pranova njoftimin e BorditTrustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër”, ka përfunduar Abdixhiku.
Shtuar më 25/06/2018, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori