EMRAT/ I mori rrjedha e ujit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi të Madhe

Janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir (Pjetër dhe Jason Rushj) në Malësi të Madhe, të cilët i mori rrjedha e përroit ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre. Policia njofton se trupat e tyre janë gjetur pas 16 orësh kërkime.

“Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”, njofton policia.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme pak pas mesditës, ku në mjet ishte dhe vajza e drejtuesit të mjetit, por ajo ka mundur të shpëtojë, me ndihmën  e njerëzve që ishin aty pranë në momentin kur ndodhi incidenti i rëndë./albeu.com