Më në fund del një mjek dhe kritikon shtetin për dështim në sistemin shëndetsor

Kardiokirurgu, Arbër Kutllovci, ka kritikuar sistemin shëndetësor kosovar dhe udhëheqësin që tash e 19 vjet Kosova nuk ka një qendër të transplantimit të palcës kurrizore.

Duke shpërndarë një artikull për ndihmë të një pacienti të diagnostifikuar me leukemi, Dr Kutllovci shkroi se dënimi më i madh që po i bëhet Kosovës është ai intelektual

Lexoni postimin e plotë të Dr Kutllovcit:

“Të ndihmojmë këtë djalë të ri, sepse edhe ky ka të drejtë të ketë mjekimin adekuat.

Ky është dëmi më i madh që ju ka bërë këtij vendi, dëmi intelektual. Nuk janë veteranët e ashtuquajtur “të rrejshëm”, por është dëmi intelektual që ju ka bërë dhe vazhdon ti bëhet këtij vendi.

Pse Kosova qe 19 vite nuk ka qendër që transplanton palcen kockore?

Pse Kosova qe 19 vite nuk ka qendër që transplanton veshkën, mëlçinë, zemren?

Pse Kosoves ju deshten 19 vite me funksionalizu një Kardiokirurgji ?

Ta ndihmojmë këtë djalë të ri edhe të vetëdijsohemi që pacientët tonë duhet kriju kushtet për mjekim në Kosovë e jo të bredhin rrugëve pa pasur kujdesin e duhur…

Besnik Ukaj duhet të jetoj!

Duhet të jetojnë edhe shumë Besnik Uka tjer녔


Shtuar më 02/09/2018, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori