Derisa
Kosova vuan nga papunësia në masë, zyrtarët e lartë kosovarë nga ana tjetër marrin nga dy apo më shumë paga.
Përfaqësues të shoqërisë civile i kanë thënë
Kosova Sot-it se ky fenomen nuk do të ekzistonte, në rast se ndalohet me ligj punësimi i shumëfishtë.
“Punësimi i shumëfishte nuk është ligjërisht i sanksionuar, është kërkesë e vazhdueshme e Agjencisë që kjo të rregullohet me ligj”, thotë Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Sipas tij, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit është në fazën e amendamentimit në Kuvend, e ndërsa arsyet e mostrajtimit janë të njohura./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014,
ora 10:38