Kryeministri Thaçi ka informuar sot deputetët e Kuvendit në lidhje me rezultatet e takimit të fundit me kryeministrin serb Ivica Daçiç. Para deputetëve, kreu i qeverisë u shpreh se në këtë takim, është biseduar për zhbërjen e
strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë, në Kosovë, për përmbylljen e plotë të Marrëveshjes së IBM-it, në veçanti në fushën e
doganave, si dhe për veprimet që do të ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit tonë.
"Si përfundim i këtij takimi ka ardhur vendimi që: pala serbe ka marrë obligime për zhbërjen e
strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë; kemi arritur marrëveshje në fushën e
doganave, sipas të cilës vendoset rendi dhe ligji në këtë fushë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve tona, dhe sistemit unik doganor të Kosovës." u shpreh
Thaci.
Kryeministri u shpreh se ne takim jane prezantuar edhe angazhimet qe qeveria ka për përmirësimin e gjendjes ekonomiko-sociale të qytetarëve tanë në veri të vendit tonë. Për disa minuta Thaçi ka shpjeguar edhe përfitimet që Kosova ka nga marreveshja per doganat /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013,
ora 14:26