Me kaq deputetë ngeli Vetëvendosje në kuvend
Pëlqej
Gati është përgjysmuar numri i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 32 vende sa kishte kjo parti në Kuvendin e Kosovës, si grupi më i madh parlamentar, tani ka vetëm 19 ulëse.

Kjo pasi 12 deputetët e dorëhequr formuan grupin e ri parlamentar Grupi i Deputetëve të Pavarur si dhe pasi Donika Kadaj-Bujupi iu kthye Grupit Parlamentar të AAK-së.

LDK është grupi më i madh parlamentar me renditjen e re. Kjo parti ka 27 deputetë. Pas saj vjen PDK me 23 e më pas VV me 19. Grupi i Deputetëve të Pavarur ka 12 ulëse e AAK-ja 11. Lista Serbe ka 10 ulëse, ndërsa Nisma dhe koalicioni 6+ kanë nga gjashtë deputetë. Gjashtë deputetë të tjerë janë pa grup parlamentar.
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori