E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Më goditi mamin, Adelina Ismaili tregon përleshjen me Leonora Jakupin
Fëmijët e viteve ’90, me siguri do të kujtojnë si një prej lajmeve më të bujshme të mediave rozë në vitin 2003 sherrin mes dy këngëtareve më në zë asokohe në Kosovë: atë mes Adelina Ismailit dhe Leonora Jakupit.

Dy yjet e skenës muzikore shqiptare u përleshën me njëra-tjetrën në prapaskenat e një koncerti ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri, për arsye të panjohura… deri më sot.

16 vite më pas, e ftuar në studion e emisionit “Pressing”, Adelina Ismaili ka rrëfeyr për herë të parë se arsyeja përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari.

Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin.

Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismaili në studion e emisionit.

Dhe këtu duket se ka qenë pikënisja e sherrit që për vite me radhë do të përmendej parreshtur në mediat rozë.

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”, tregon Adelina, duke i vënë kapakun njëherë e mirë, të paktën versionit të saj të historisë së bujshme.

Por si janë marrëdhëniet sot mes dy artisteve? Në intervistën e saj në emisionin “Pressing” Adelina u shpreh se pavarësisht marrëdhënies së tyre, shto këtu dhe qëndrimet e tyre të kundërta politike, ajo nuk e ka të qartë a janë apo jo rivale.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër”, u shpreh Ismaili.

Shtuar më 24/08/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori