Me “dosje në xhep” i futen garës
PDK-ja dëshiron që t'i fitojë këto zgjedhje me kandidatë që janë të "zhytur" në korrupsion dhe vepra të tjera kriminale, të cilët janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

Të paktën me dy raste të tillë PDK-ja dëshiron që të mbajë pushtetin komunal edhe për një mandat tjetër. Kështu në Prizren kjo parti ka nominuar kryetarin aktual Ramadan Muja që për 4 vite ka qenë kryetar i "kryeqytetit shpirtëror" të shqiptarëve, dhjetra herë ka qenë "top-lajm" për korrusion dhe vepra të tjera të paligjshme, shkruan Zëri.

Po ashtu edhe kryetari aktual i Drenasit, Nexhat Demaku, gjendet në listën e atyre drejtuesve komunalë që kanë probleme me ligjin. Partia e Thaçit ka rikandiduar kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtakun, i cili nga maji qëndron pas grilave. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori