Me 62 vota për miratohet projektligji për Zyrtarët Publik
Me 62 vota, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për zyrtarët publik, i cili kishte gjithsejtë 95 amendamente, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Nait Hasani në cilësinë e kryetarin e Komisionit për Administratë Publike kërkoi votimin e tij me arsyetimin se rregullon çështjen e zyrtarëve publik.

“Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm për zyrtarët publik, rregullohet qasja më e mirë e institucioneve. Bashkë me ligjin që e miratuam paraprakisht, e rregullojnë çështjen e zyrtarëve publikë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Hasani, raporton Ekonomia Online.
Shtuar më 02/02/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori