Më 28 qershor, Kosovës do t'i hapen dyert drejt BE-së
Takimi i Këshillit te Ministrave më 28 qershor shihet pozitivisht nga Minisitrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku. Ajo është optimiste se ky Këshillë do t,i japë Kosovës datën e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit.

Sipas saj, në shtator Kosova do të këtë një rrugë të qartë sa i takon liberalizimit të vizave, shkruan Epoka e Re.

“Jam shumë optimiste që Kosovës më 28 qershor do t’i hapen dyert në rrugën e gjatë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Tani puna më e madhe na pret këtu. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë në reforma, duhet të bëjmë shumë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për luftimin e krimit dhe të korrupsionit”, ka thënë Çitaku.

Ndërsa për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel ajo ka theksuar se është hera e parë që Kosova trajtohet e barabartë me Serbinë, duke anashkaluar për herë të parë pozicionin e inferioritetit.

“Asnjëherë deri më tani nuk ka pasur mundësi t’i artikulojë qëndrimet e veta nëpërmjet një procesi të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht ta avancojë agjendën integruese në strukturat e Bashkimit Evropian. Dialogu, normalisht edhe me përmbushjen e detyrave të shtëpisë, e ka bërë Kosovën partnere kredibile të Bashkimit Evropian”, ka thënë Çitaku. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2013, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori