Mbi 2 mijë raste të reja me Covid në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 293 raste të reja dhe kanë humbur jetën 53 persona në Greqi.

Sipas raportit më të fundit mësohet se mosha mesatare e viktimave është mbi 70   vjeç.

Ndër të tjera bëhet me dije se në spital gjatë orëve të fundit janë shtruar 305 pacientë ndërsa vijojnë të jenë në intubim 642 qytetarë të infektuar me Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 383,558 persona mes të cilëve 11 587 persona kanë humbur jetën.


Shtuar 19.05.2021 17:17