McCain përshkruan në "Twitter" vizitat që zhvilloi në Kosovë (VIDEO)

Senatori amerikan, John McCain, së fundmi ka realizuar një vizitë në Kosovë.

Me sa duket, i kënaqur nga kjo vizitë, ai ka vendosur që rreth kësaj të bëjë edhe një “postim special” në Twitter.

Në një video të publikuar në Twitter, ai ka veçuar nderimin që i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e nderuar senatorin me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

“Gjatë kësaj jave, isha i nderuar të pranoj çmimin ‘Urdhri i Lirisë’ nga presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky çmim, siç ishte thënë senatorit McCain i ishte ndarë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

Gjatë vizitës së tij, senatori McCain, përveç takimeve me liderët vendorë, ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Albeu.com/

Shtuar më 15/04/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori