McCain: Demarkacioni me Malin e Zi heq vizat për Kosovën
Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka përshëndetur fillimisht deputetët, dhe më pas ka përgëzuar Kosovën për progresin që ka shënuar në luftën kundër terrorizmit.

Ai ka përmendur edhe ndeshjen Shqipëri-Izrael, ku u parandalua një sulm terrorist nga Policia e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë gjithashtu se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një hap drejt integrimit të Kosovës dhe do të mundësonte liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

"Anëtarët e kongresit të dy partive e mbështesin Kosovën. Me të vërtetë mbështetja jonë ka qenë apartiake. Kosova ka shënuar progres për këto 9 vite ku ka themeluar Kushtetutën Qeverinë si dhe rruga drejt anëtarësimit në BE, e integrimi i serbeve përmes dialogut.

Veçanërisht dua ta falënderoj Kosovën për përkushtimin në luftën kundër terrorizmit", ka thënë senatori McCain, përcjell "lajmi.net".

Gjithashtu, McCain ka theksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë, ndaj dhe marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të kalojë.

"Miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një hap drejt integrimit dhe do të mundësonte liberalizimin e vizave", ka thënë McCain. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori