McAlister: BE nuk detyron askënd për normalizim të marrëdhënieve
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAlister ka thënë se negociatat për pranimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

Siç tha ai për ‘Courier’ të Beogradit, ky proces duhet gradualisht të qojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy partive, me të gjithë ata që janë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësore ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai, duke përshëndetur iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të nisur një dialog të brendshëm për këtë çështje, transmeton Indeksonline.

Raportuesi i PE-së për Serbinë vuri në dukje se BE-ja nuk do të detyrojë as Prishtinën as Beogradin për një iniciative të tillë dhe se normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.
Shtuar më 18/09/2017, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori