Mbyllet xhamia ku mblidhesin militantët e ISIS
Pëlqej
Xhamia, ku mblidheshin militantët e ISIS, është mbyllur nga Policia e Kosovës.

Pas arrestimit të 40 personave që dyshohet të kenë shkuar në Siri dhe në Irak, ky ka qenë hapi i rradhës i forcave policore për të ndalur ekstremizmin fetar në vend, raporton Zëri.

Mësohet se kjo "xhami" më përpara ka qenë kazino dhe ështe çudi se si ishte shndërruar në "xhami".

Militantët e ISIS dhe të "Al Nusras" thjesht kishin vënë një tabelë në hyrje të ndërtesës ku shkruhej "xhami", objekt i cili besohet të jetë hapur pa lejen e shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori