Mbyllet takimi i Brukselit, asnjë koment nga palët
Ka përfunduar takimi i sotëm i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk dihet se si kanë rrjedhur ngjarjet pasi nuk ka asnjë koment nga palët pjesëmarrëse, vetëm se të nesërmen do të ketë vazhdim të bisedimeve.

Në kuadër të delegacionit të Kosovës kanë marrë pjesë nënkryetarët e Qeverisë, Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri, ndërsa nga pala serbe, ndihmës ministri i MPB-së së Serbisë, Mladen Kuribak dhe zëvendësdrejtori i policisë serbe, Branislav Mitroviq, por edhe Marko Gjuriq – këshilltar i presidentit serb dhe koordinatori për implementimin e marrëveshjes, Aleksandar Vulin.

Komisioni Evropian në këtë takim përfaqësohej nga Fernando Xhentilini, drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe i njohur si bashkëpunëtor i baroneshës Ashton. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori