Mbyllet protesta e Opozitës, Haradinaj ultimatum qeverisë (FOTO LAJM)

Pas fjalimit të kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka marrë fund edhe protesta e Opozitës në Prishtinë.

Protestuesit janë larguar nga sheshi në mënyrë të shpejtë edhe për shkak të shiut, ndërsa gjatë gjithë kohës nuk ka patur asnjë problem.

Ndërkaq, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ai i VV-së, Visar Ymeri, i kanë dhënë ultimatum Qeverisë dy javë që të zbatoj kërkesat e tyre. /albeu.com/

Ky është fjalimi i plotë i Haradinaj:

Ky është adresimi im në protestën e sotme gjithëpopullore kundër “Kapjes së Shtetit”:

Të nderuar qytetarë,

Sot jemi mbledhur këtu, së bashku, dhe për këtë përgjegjëse është një adresë: Pushteti i cili e ka kapur shtetin e Kosovës!

Ne iu themi:

• PO Shtetit;

• PO Demokracisë;

• PO Ligjit, PO Drejtësisë

• PO Ndarjes së Pushteteve;

• PO Institucioneve të dalura nga vota.

• Por, JO institucioneve të kapura në emër të votës;

• JO ligjit që iu shërben disa individëve të pushtetit;

• JO pushtetit që punon vetëm për interesat e ngushta grupore e klanore;

• JO pushtetit që nuk sheh as nuk dëgjon për qytetarin e shtetit;

• JO drejtësisë seleketive;

• JO pushtetit që ofendon dhe përqeshë qytetarin e shtetit.

Ndryshoni! Ndaluni! Ne s’do të ndalemi!

Sot, iu themi:

• PO Investimeve;

• PO Zhvillimit ekonomik;

• PO Konkurrencës së lirë;

• PO Vendeve të punës dhe rritjeve të pagave;

• PO Jetës dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.

• Por, JO faturave të fryera të rrymës;

• JO Korrupsionit dhe krimit ekonomik;

• JO Monopolove;

• JO Oligarkisë;

• JO Aksioneve të pushtetarëve në biznese;

• JO Përfitimit në shpinën e qytetarëve.

Ndryshoni! Ndaluni! Ne s’do të ndalemi!

Sot iu themi:

• PO Institucioneve të pavaraura;

• PO Informimit të drejtë dhe të lirë;

• PO Vetëm të vërtetës;

• PO Zërit qytetar dhe mendimit të lire.

• Por, JO Kapjes së mediumeve;

• JO Mediumit që vihet në funksion të pushtetit dhe kapjes së shtetit;

• JO Mediumit që paguhet nga takspaguesit dhe iu shërben vetëm agjendave të pushtetit.

• JO Mediumit që censuron fjalën e lirë, të vërtetën për ne dhe për ju.

Ndryshoni! Ndaluni! Ne s’do të ndalemi!

Beteja jonë e sotme, është pikërisht përballja me këtë të keqe!

Përballja me pushtetin që e ka kapur shtetin.

Sot, nga këtu e ftojmë këtë pushtet të heqë dorë nga kapja e shtetit, nga kapja e të ardhmes së qytetarëve tanë.

Është momenti i fundit që Kosovës t’i kthehet e drejta dhe dinjiteti.

- Që qytetari i saj të mendojë lirshëm;

- Të punojë lirshëm;

- Të vendosë lirshëm;

- Të trajtohet i barabartë.

Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave gjithëqytetare për dinjitet dhe shkapje të shtetit, shkapje të Kosovës!
Shtuar më 18/04/2015, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori