Nëse Berisha propozon Bardhin për kryeministër në 2025, do të pranonit? Si përgjigjet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD-së.

Pas takimit ai u pyet nga gazetarët nëse do e pranonte një propozim të mundshëm të aleatit të tij Sali Berisha për Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër.

Nëse do të jeni bashkë me Berishën dhe në 2025 dhe nëse ai propozon Gazment Bardhin për kryeministër do ta pranonit?

Meta: Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje. Ju e dini që ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.