Mbyllet për publikun seanca për “Syrin e Popullit”, kjo është arsyeja
Seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Syri i Popullit” është mbyllu për publikun, me aktvendim të kryetares së trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica.

Kjo edhe përkundër qëndrimit të avokatëve që ishin “pro” qëndrimitpublikut në sallë.

Avokati, Ramiz Krasniqi, që në këtë proces gjyqësor mbron të akuzuarin Sadri Ramabajanë ka thënë në gjykatore se publiku domosdoshmërisht të qëndrojë në sallë për të ditur të vërtetën se çfarë ka ndodhur.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha, ka kërkuar përjashtimin e publikut pasi që ka thënë se në këtë aktakuzë përfshihet edhe një vepër penale e dhunimit që i ngarkohet Avni Llumnicës.

Por, mbrojtësi i tij, Naim Rudari, ka thënë se ata janë “pro” qëndrimitpublikut në sallë pasi që nuk ndihen fajtor për këtë vepër.

Reagime kundër përjashtimi ka pasur edhe nga ana e publikut


Shtuar më 11/04/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori