Mbyllet kampi që stërviste të miturit për luftë
Pëlqej
Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se kampiZllatibor në të cilin fëmijët kanë mbajtur trajnime ushtarake është mbyllur dhe fëmijët janë kthyer në shtëpi.

“Ne kemi dhënë urdhër për ta mbyllur kampin për shkak se fëmijët mund të keqpërdoren dhe për shkak të shqetësimit të publikut”, ka thënë Stefanoviq.

Të rikujtojmë se në Zllatibor është hapur kampi për fëmijë “Rinia patriotike”, organizuar nga ‘veteranët serbë dhe rusë”.

Në kamp kanë qenë 44 fëmijë, 34 djem dhe 10 vajza prej moshës 12 deri në 12 vjeç.

Kampe të ngjashme janë mbajtur edhe më parë në Rusi, por është i pari i këtij lloji në Serbi.

Ushtarakët kanë thënë se qëllimi i kampit është që t’i bëj të rinjtë “burra të vërtetë dhe luftëtarë të cilët mund të mbrojnë tokën e tyre”, shkruan B92.
Shtuar më 17/08/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori