Mbyllet “Koha Ditore” në diasporë
Nga java e kaluar është ndërprerë botimi i të përditshmes “Koha ditore” në botimin e saj në diasporë. Informacioni për mbylljen e një prej tri të përditshmeve në gjuhën shqipe, konfirmohet nga rrjeti i shitjes “Saarbach”, shkruan portali “Bota Sot”.

Vështirësitë në gjetjen e tregut në diasporë, duket të ketë qenë shkaku kryesor që çoi në mbylljen e botimit të perëndimit të kësaj gazete.

Gazeta “Koha ditore” ka pasur numrin më të vogël të lexuesve në diasporë, dhe ballafaqimi i saj me rënien e vazhdueshme të lexuesve e ka bërë si duket të pashmangshme mbylljen e këtij botimi, i cili ishte në vështirësi prej kohe”, shkruan portali.

Tashmë në treg ka mbetur gazetaBota sot”, e cila zotëron bindshëm tregun në diasporë, dhe e përditshmja tjetër, “Zëri”. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori