Mediat spanjolle “trembin” Juventusin, Di Maria dëshiron transferimin në La Liga

Angel Di Maria nuk është objektiv vetëm i Juventusit në Serie A, pasi për shërbimet e sulmuesit e anësor është futur edhe një tjetër klub i madh.

Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për Barcelonën, që ka nisur edhe kontaktet e para me argjentinasin. Di Maria ka qenë edhe pjesë e Real Madrid më parë.

Vullneti për këtë lëvizje është i të dyja palëve, ndërkohë që mbetet të shikohet nëse mund të gjendet një marrëveshje për anën financiare. /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.06.2022 15:45