Mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë
Janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Kosovë. Edhe pse vendvotimet duhet të mbyllehsin në orën 19:00, në vendet që ka patur rradhë votime kanë vazhduar deri në përfundim të votuesve që prisnin ndërkohë që në shumicën e zonave të banuara me serb, vendvotimet janë mbyllur parakohe.

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë filluar edhe prononcimet nga partitë politike.

E para fitoren e ka shpallë Parti e Fortë.

Në selinë e Vetëvendosjes mbretëron një entuziazëm lidhur me votimet për kreun e Prishtinës, gjë që bazohet në numrin e shtuar të votuesve për rreth 15 për qind krahasuar me zgjedhjet lokale të fundit.

LDK dhe PDK kan paraljmëruar konferenca për shtyp ndërsa rezultatet e para preliminare nga ana e rrjetit të OJQ-ve Demokracia në Veprim do të shpallen rreth orës 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori