Kryetarja e Komisionit për të
drejtat e fëmijëve, në Parlamentin e Kosovës, Suzana Novobërdaliu shprehet se respektimi i të
drejtave të fëmijëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm.
“Me të
drejtat e fëmijëve nuk jemi në një pikë të mirë, mund të them se Kosova ka punuar këto 5 vitet e fundit duke hartuar ligje, legjislacione, kode, por që nuk zbatohen tërësisht. Kjo vlen edhe për të
drejtat e njeriut në përgjithësi”, thotë Novobërdaliu.
Numri i fëmijëve që kryejnë punë të ndryshme, e që janë në kundërshtim me Ligjin dhe Konventën për Mbrojtjen e të
Drejtave të Fëmijëve, është mjaft i madh. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012,
ora 15:14