Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ish-Kryeministri i
Kosovës , Ramush
Haradinaj pasi kishte humbur
zgjedhjet nga kolicioni i formuar i Aleancës për Ardhëmërinë e
Kosovës dhe Partisë SocialDemokrate me vetëm 90.571 vota ose 11.54 për qind, ka vizituar Bjeshkët e Sharrit.
Haradinaj ka publikuar foto nga
Maja e
Njeriut ose Rudokë e Madhe, lartësia e të cilës është 2658 metra mbi nivelin e detit.
"Pamje mahnitëse nga
Maja e
Njeriut!", ka shkruar
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Shtuar më 07/10/2019,
ora 16:21