Mbolli hashash në ballkon, policia kërkon paraburgim për Kaçanikasin
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë në gjykatën e këtij qyteti për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.P., nga Kaçaniku.

Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë ka kultivuar bimë narkotike të llojit Canabis Sativa të cilat kishin arritur gjatësinë 10-15">10-15 cm, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Me këtë rast i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale "Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit".
Shtuar më 14/06/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori