Mblidhen në Pejë ministrat e mbrojtjes
Ministrat e mbrojtjes të vendeve të rajonit do të mblidhen sot në Pejë në një konferencë të organizuar nga Ministria e FSK-së.

Marrin pjesë ministrat nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe përfaqësues të NATO-s.

Në hapje të saj, pritet të marrin pjesë presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Në konferencë, nuk do të jetë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, të cilit edhe nuk i është bërë ftesa për pjesëmarrje.
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori