Mblidhen anëtarët e PDK-së, a do vendosin sot për prishjen e koalicionit?
Opozita dorëzoi mëngjesin e sotëm mocionin për rrëzimin e qeverisë në Kuvend, ndërsa PDK-së thirri mbajtjen e një mbledhjeje urgjente e cila ka filluar të mbahet rreth orës 12 në selinë qendrore në Prishtinë, përcjell "lajmi.net".

Në mbledhjen e thirrur nga Kadri Veseli, pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend dhe për mocionin e opozitës. Ende nuk dihet nëse do të vendoset për prishjen e koalicionit qeverisës, apo jo. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2017, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori